Totti këshillon klubin për të ardhmen e Jose Mourinhos

Futboll

Totti këshillon klubin për të ardhmen e Jose Mourinhos

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:38
Jose Mourinho

“Me Jose Mourinho në krye, skuadra e Romës mund të shkojë shumë larg në Europa League apo në Champions League sezonin tjetër.

Ne si tifozë të këtij ekipi, jemi krenarë për këtë ekip dhe trajnerin”, u shpreh legjenda e Romës, Francesco Totti në një intervistë për DAZN.

Pavarësisht humbjes 3-1 që Roma pësoi nga Atalanta në Serie A, ish-kapiteni i Romës mendon se ky ekip ka të ardhme me Jose Mourinho në krye.

“Këtë sezon po shohim një Roma që ka dy pamje të ndryshme, një në kampionat e një në Europë. Në Europa League, ekipi i Romës luan shumë më mirë”, tha Totti.

“Janë 4-5 skuadra që synojnë një vend në Champions sezonin tjetër ndaj arritja e këtij objektivi është e vështirë.

Gjithsesi, ky ekip dhe ky trajner kanë një filozofi fitues, ndaj duhet t’i mbështestin dhe të mos mendojmë të largojmë trajnerin. Unë besoj te Mourinho”, u shpreh Francesco Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat