Tërbohen tifozët: Vetëm në Itali nuk është i kuq

Futboll

Tërbohen tifozët: Vetëm në Itali nuk është i kuq

Më: 23 prill 2023 Në ora: 23:56
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit është mbyllur me polemikat për golin e anuluar të Di Marias.

Por para tyre, ishte një tjetër episod i cili pushtoi rrjetet sociale, një goditje e mbrojtësit juventin Gati ndaj Kvaratskhelia.

Në pjesën e parë të ndeshjes, pamjet filmike treguan se si Gati godiste kundërshtarin e tij me një gjest që dukej si i qëllimshëm.

Përtej faktit që gjyqtari nuk e sanksionoi një veprim të tillë, as VAR nuk e mori në konsideratë se duhej sinjalizuar kryesori për atë rast.

Kjo ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale nga tifozët, të cilët të shumtë në numër kanë protestuar për këtë ngjarje.

”Vetëm me bardhezinjtë ndodhin këto gjëra”, shkruante një tifoz.

Ndërsa shumë prej tyre insistonin që thjesht shprehia e fytyrës së lojtarit të Juventusit tregonte qartësisht se ai kishte bërë çdo gjë me qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat