Drejtori i Flamurtarit: Duhet ta mbajmë kokën lart

Futboll

Drejtori i Flamurtarit: Duhet ta mbajmë kokën lart

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:58
Alfred Ferko

Pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Tomori, ishte drejtori i vlonjatëve, Alfred Ferko, u shpreh se ekipi nuk do të heq dorë për t’u ngjitur në Superiore, pavarësisht se nuk arriti në dy vendet e para.

Ndërkohë trajneri Longo nuk zgjodhi të dilte në intervistë.

“Nuk luajtëm ashtu si e prisnim.

Nuk u ngjitëm dot direkt, por do të shkojmë deri në fund.

Me kë mund të ndeshemi në Play Off nga Superiorja?

Nëse e arrijmë nuk kam asnjë lloj preferencë. Ne duhet ta mbajmë kokën lart, unë përfaqësoj klubin dhe është përgjegjësi morale për të folur këtu.

Longo kishte një arsye personale dhe prandaj nuk doli sot në intervistë”, tha Ferko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat