Shevchenko: Ja kush do të jetë pengesa më e madhe

Futboll

Shevchenko: Ja kush do të jetë pengesa më e madhe

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:36
Shevchenko

Kuqezinjtë kanë arritur një objektiv historik duke eliminuar Napolin në përballjen e dyfishtë në Champions League: në gjysmëfinale do të ringjallet Euro-derbi i vitit 2003.

Njeriu që vendosi atë derbi ka folur përe super sfidën: Andriy Shevchenko.

Në faqet e ‘Gazzetta dello Sport’, ish-sulmuesi ukrainas ka analizuar rrugën e deritanishme europiane të Milanit dhe ka paralajmëruar Stefano Piolin për grackat kryesore që do të gjejë në rrugën e tij drejt Champions League.

Për sfidën e dyfishtë ndaj Interit, Sheva tha: “Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme, mezi pres ta shijoj si tifoz i Milanit”. Sa i përket favoritit për ta ngritur trofeun:

“Ka të drejtë Guardiola kur thotë se për të fituar Champions League duhet të mposhtësh Real Madridin, mbi të gjitha nëse ka një trajner i Ancelotti”.

“Ciklet kthehen, klubet e mëdha kthehen gjithmonë. Milani dhe Interi janë kthyer, do të kthehet edhe Juventusi. Futbolli italian është gjithmonë një pikë referimi”.

Për penalizimin që iu hoq bardhezinjve, ish-lojtari i Milanit tha: “Gjyqtarët e kanë të gjithë materialin, le të punojnë. Me siguri Juve është një klub i madh dhe momenti i tyre do të kthehet”.

Së fundi, Sheva ka folur edhe për ndeshjen mes Milanit dhe Interit që do të zhvillohet në Champions League.

“Më pëlqeu shumë shpirti i ekipit të kuqezinjve, aftësia për të vuajtur.

Pioli ka ndryshuar diçka dhe Milani i tij tani është i pjekur, mendoj se sa shumë kanë punuar Giroud dhe Leao”.

Zikaltrit nuk duhen nënvlerësuar megjithatë: “Edhe Interi ka gjetur ekuilibrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat