Mourinho vjen me deklarate interesante për kthimin e pikëve të Juvës

Futboll

Mourinho vjen me deklarate interesante për kthimin e pikëve të Juvës

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:09
Jose Mourinho

Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho, ka folur rreth pikëve që i janë kthyer Juventusit.

Torinezëve tashmë i janë kthyer 15 pikët e hequr pak muaj më parë, dhe tashmë ‘Zonja e Vjetër’ është futur në zonën e ‘Championsit’ që zë vendin e tretë me 59 pikë, katër më shumë së Roma e Mourinhos.

‘Romakët’ po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Rikthimi i pikëve të Juvës e ka bërë edhe më të zjarrtë garën për ‘Champions’.

Mouriho duke folur për mediet italiane, ka thënë se Juventusit pikët i janë kthyer tre muaj më parë. Ai thotë se jeton në Itali prej katër vitesh dhe i njeh disa gjera të shtetit italian.

“Piket e hequra te Juventusit iu kthyen tre muaj me para dhe jo këto dite.

Kam katër vjet që jetoj në Itali dhe jo 4 ditë. I di disa gjëra”, ka thënë Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat