Mbrojtësi i “Los Blancos”: Duhej të isha në anën e fituesve

Futboll

Mbrojtësi i “Los Blancos”: Duhej të isha në anën e fituesve

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:24
Alaba e Rudiger

Klubi i Real Madrid është ëndrra e shumë futbollistëve profesionistë.

Los Blancos përfaqësojnë më së miri një histori triumfi në Spanjë dhe Europë, e jo më kot është thuajse e pamundur ta refuzosh shansin për të veshur fanellën e “bardhë”.

Jashtë pritshmërive nuk doli as Antonio Rudiger i cili edhe pse kishte ofertë nga Paris Saint-Germain, zgjodhi të transferohej në Madrid qershorin e kaluar.

Kur i duhen edhe disa muaj për të mbushur një vit të plotë me spanjollët, gjermani thekson se nuk u mendua dy herë për të kaluar te Reali ndërsa shtoi se pasi triumfit në Champions League me Chelsean, e kuptoi se ishte gati për aventurën me madrilenët.

“Kishte shumë thashetheme rreth të ardhmes sime, por sa herë shihja që në listë si një opion i mundshëm ishte edhe PSG, mendoja se francezët nuk ishin ata që unë dëshiroja.

Nuk kam asgjë kundër PSG, është një klub shumë i mirë dhe gjithçka është në rregull me ta. Por, në anën tjetër ishte Real Madrid. E kuptoni?! Real Madrid.

Momenti i parë që besova se mund të luaja me Real Madrid ishte kur fitova Champions League me Chelsean. E dija se mund të isha pjesë e tyre dhe të bëja mirë. Pastaj nëse kërkon të jesh pjesë e fituesve, duhet të luash patjetër me Real Madrid.

Këtu çdo gjë është ndryshe dhe unë e kuptova që në ditën e parë.

Dua të theksoj se i respektoj të gjithë klubet e tjera, por Reali ka diferencë. Mjafton të shohësh prezantimin e Benzema apo Cristiano Ronaldo, sallën e trofeve, është e gjithë historia në një dhomë”, u shpreh Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat