Real Madrid fillon të mendojë për post-Benzema, alternativa vjen nga Serie A

Futboll

Real Madrid fillon të mendojë për post-Benzema, alternativa vjen nga Serie A

Më: 23 prill 2023 Në ora: 08:33
Benzema

Duket se jemi në përfundim të erës së Karim Benzema dhe Real Madrid ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e mundshëm të francezit.

Benzema ka qenë padyshim një nga më të mirët e “Los Blancos” ndër vite dhe këtë gjë ai e tregoi më së miri në periudhën kur Cristiano Ronaldo u largua nga spanjollët, pasi francezi në të shumtën e rasteve ka qenë nën hijen e portugezit.

Në 641 ndeshje të luajtura në total deri më tani, Benzema ka shënuar 349 gola dhe ka dhuruar 165 asistime, shifra me të vërtetë prej një bomberi. Gjithsesi, duket se jemi afër përfundimit të magjisë së tij me Real Madrid, dhe klubi ka filluar të mendojë për një sulmues tjetër.

Sipas “90min”, emri i parë në listën e Florentino Perez është danezi i shumëkërkuar, Rasmus Hojlund, sulmuesi i cili luan për Atalanta në Serie A. Hojlund është në fakt në listën e shumë ekipeve të mëdha, por do të shohim gjatë merkatos së verës nëse dikush nga këtu klube të mëdha do të mbushë mëndjen e ekipit zikaltër nga Bergamo për ta lënë të lirë sulmuesin danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat