Osimhen drejt Bundesligës

Futboll

Osimhen drejt Bundesligës

Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:40
Napoli

Victor Osimhen pritet të largohet nga Napoli në fundin e sezonit.

Golashënuesi më i mirë i Serie A, kërkohet nga Bayern Munchen dhe Manchester United.

Bavarezët janë disi më të avantazhuar për të siguruar shërbimet e bomberit nigerian.

Gjithsesi, arritja e marrëveshjes me presidentin De Laurentiis nuk do të jetë një mision i thjeshtë.

Nga ana tjetër, kampionët e ardhshëm të Italisë po studiojnë alternativa të ndryshme për pasardhësin e Osimhen. Në krye të listës së dëshirave qëndron Tammy Abraham.

Përveç sulmuesit anglez të Romës, emra të tjerë që lidhen me kalimin te Napoli janë Hojlund (Atalanta), Beto (Udinese) dhe Victor Boniface (Union Saint-Gilloise).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat