Metz kthehet në makth për Skukën

Futboll

Metz kthehet në makth për Skukën

Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:26
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka u largua nga Partizani në drejtim të Metz në kampionatin francez, por gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për sulmuesin shqiptar.

Vetëm pak minuta në kampionat, nuk i kanë mjaftuar për të treguar asgjë, teksa ndeshjet e fundit është lënë pushim.

për të dytën ndeshje radhazi, Skuka do ta ndjekë skuadrën e tij nga shtëpia. Në ndeshjen ndaj Bordo ku Metz fitoi me rezultatin 3-0, Skuka nuk u grumbullua nga skuadra e tij.

Por, nuk është e vetmja ndeshje duke qenë se tekniku Lazlo Boloni e ka lënë pushim edhe për ndeshjen e sotme ndaj.

Metz luan ndaj St. Etien ndeshjen e javës së 32 teksa do të synojë ngjitjen në Ligën e Parë franceze.

Kampionati kryesohet nga Le Havre që ka 64 pikë. 

Skuka me fanellën e Metz ka zhvilluar 9 ndeshje në total. Por vetëm 68 minuta.

Në 5 ndeshjet e fundit, Skuka ka luajtur 2 prej tyre, por vetëm 4 minuta në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat