Dybala lavdëron Mourinhon

Futboll

Dybala lavdëron Mourinhon

Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:56
Dybala e Mourinho

Paulo Dybala është shprehur i lumtur që e ka ndihmuar Romën të arrijë në gjysmëfinale të Europa League.

Sulmuesi argjentinas u hodh në lojë nga bankina për të shënuar dhe për ta frymëzuar Romën drejt fitores ndaj Feyenoord.

Ish-ylli i Juventusit, thotë se Roma ka tifozë të mrekullueshëm.

Dybala lavdëron trajnerin Jos Mourinhos, sepse sipas tij, strategu portugez ka mentalitet të jashtëzakonshëm.

“Rruga nga Trigoria në stadium ishte e pabesueshme, pastaj një stadium me plotë shikues të ndihmon në momente të vështira”, ka thënë Dybala.

“Ne të gjithë kemi dëshirën për të fituar dhe kemi një trajner me një mentalitet të jashtëzakonshëm.

Ky ekip e di se çfarë do të thotë të fitosh në Evropë. Kanë mbetur vetëm pak ndeshje dhe ne shpresoj te arrijmë në finale”, ka theksuar ai.

“Ne të gjithë e dimë historinë e Jose Mourinhos. Në çdo ekip ku ka qenë ai ka fituar. Mentaliteti i tij na shtyn, ai e di se si janë ndeshjet.

Në momentin që ai duhej të ndryshonte ekipin, ne luajtëm më mirë dhe fituam me meritë.

Shpresoj së skuadra mund të vazhdojë kështu dhe ne do të japim maksimumin për të luajtur në finale”, ka pohuar Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat