Klubet italiane pas Harry Maguire

Futboll

Klubet italiane pas Harry Maguire

Më: 21 prill 2023 Në ora: 19:31
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, mund të transferohet në Itali, pas të ardhmes së tij jo shumë të sigurt në “Old Trafford”.

Maguire ishte fajtor për golin e parë në humbjen e rëndë 3-0 të United nga Sevilla të enjten mbrëma, e cila konfirmoi eliminimin e ekipit të tij nga Europa League në fazën çerekfinale.

Reprezentuesi anglez e ka rifituar vendin e tij në ekipin titullar në ndeshjet e fundit, por vetëm për shkak të lëndimeve të marra nga dyshja e parë e qendërmbrojtësve Raphael Varane dhe Lisandro Martinez.

Sipas mediumit 90min United do ta largoj Maguiren në fund të sezonit, ndërsa Erik ten Hag përpiqet të vazhdojë rindërtimin e tij në “Old Trafford”, me disa largime të lojtarëve të profilit të lartë, që janë të nevojshëm për të krijuar hapësirë në faturën e pagave dhe për të lejuar fleksibilitet buxhetor. Por, Maguire mund të largohet vetëm nese vije ndonjë ofertë serioze, pasi i njëjti u ble për afro 70 milionë euro.

Juventus, Milan dhe Inter janë të gjithë të interesuar për marrëveshje të mundshme huazimi me opsion për ta blerë anglezin.

Një marrëveshje e tillë nuk do të ishte perfekte për United në rrethanat aktuale, por ata mund të kenë nevojë të jenë fleksibël në mënyrë që të krijojnë hapësirë për të manovruar rreth kufizimeve të FFP-së dhe për të siguruar para për të blerë lojtarë në pozitat ku kanë nevojë.

Sulmuesi qendror dhe mesfusha është pjesa ku Djajtë e Kuq duan të investojnë gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat