Slot: E dimë sa i zoti është Mourinho për t’i shtyrë lojtarët në limite!

Futboll

Slot: E dimë sa i zoti është Mourinho për t’i shtyrë lojtarët në limite!

Më: 21 prill 2023 Në ora: 19:13
Arne Slot

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, ka folur me komplimente për teknikun e Romës, Jose Mourinhon, pasi skuadra e portugezit e eliminoi me rezultatin 4-1 nga Europa League.

“Ai më tha se nuk duhet të shikoj vetëm Napolin dhe Manchester City-n, por se do të më ndihmonte gjithashtu të shikoja Romën.

Epo, ndoshta ai ka të drejtë sepse duhet t’i bëj një kompliment të madh për karakterin që kanë treguar”-tha ai.

Më tej trajneri i holandezëve theksoi se Mourinho është shumë i zoti për t’i çuar lojtarët në limite.

“Ne e dimë se sa i mirë është Mourinho për t’i çuar lojtarët në limite.

Skuadra e tij luftoi. Sepse nëse mund të fitoni kundër këtij Feyenoord, duhet të jesh shumë i mirë”-vijoi Slot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat