Abakarov: Kam objektiv Lojërat Olimpike në Paris 2024

Futboll

Abakarov: Kam objektiv Lojërat Olimpike në Paris 2024

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:46
Pamje nga një garë

Mundësi Zelimkhan Abakarov i dha medalje argjendi Shqipërisë këtë javë, teksa u mund vetëm në finalen e Kampionatit Europian me shifrat 5-2 në kategorinë së peshës 61 kg nga armeni Arsen Harutyunyan.

Çeçeni që përfaqëson vendin tonë bëri një rrugëtim pozitive, ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianit Phartenadze (4-4), por Abakarov kaloi tutje për shkak të aksioneve.

Sot, Abakarov ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku përveç se uron Bajramin, shfrytëzon rastin për të falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Të gjithë besimtarët myslimanë u uroj festën e Fitër Bajramit! Kampionati Europian përfundoi dje në Zagreb të Kroacisë dhe unë arrita të fitoj vetëm medaljen e  argjendë për Shqipërinë dhe për veten time!

Faleminderit shumë për urimet tuaja, por nuk mund ta shoh përgjigjen e të gjithëve!

Ky argjend, natyrisht, nuk më kënaq, por i jam mirënjohës të Plotfuqishmit për këtë medalje dhe qoftë për të mirën për mua!

Fillimi më i rëndësishëm në karrierën time sportive është përpara, dhe këto janë Lojërat Olimpike në Paris në 2024!

Do të bëj gjithçka në fuqinë time për këto ndeshje në Paris! 2024.

Faleminderit, Shqipëri, faleminderit, Tiranë” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat