Dumfris: Duhet të analizojmë çfarë nuk shkon në Seria A

Futboll

Dumfris: Duhet të analizojmë çfarë nuk shkon në Seria A

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:09
Dumfris

Nëse ka diçka që ka dalë qartë nga ky sezon është se Interi që luan në Europë është shumë më i mirë se Interi në Serinë A.

Ndonëse në pjesën zikaltër të Milanos nuk ndajnë të gjithë këtë mendim, shifrat dhe realiteti i tregojnë këtë. Teksa vuan dhe ka shumë oshilacione në Itali, në Europë zikaltrit kanë mundur të sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballen me fqinjët e qytetit.

Fill pas kualifikimit në Champions përballë Benfikës, mbrojtësi i krahut i Interit, Denzel Dumfris, duke folur për “CBS Sport”, holandezi ka thënë: “Seria A është e vështirë, por unë nuk mendoj se Interi është një skuadër që mund të pësojë 11 humbje.

Duhet të shihemi mirë në pasqyrë dhe të analizojmë çfarë nuk shkon në Itali. Në Champions dukemi një skuadër ndryshe.

Por tani duhet ta mbyllim sa më lart edhe kampionatin, pasi ka ende shumë ndeshje për të bërë mirë dhe objektiva për të arritur. Suksesi në Ligën e Kampioneve duhet të na shërbejë si bazë për të bërë mirë edhe në Serinë A, duke nisur nga fundjava”.

Në intervistën e tij për televizionin në fjalë, ish-lojtari i PSV-së ka treguar dhe ndryshimin ndërmjet futbollit holandez dhe atij italian. “Në Itali punojnë shumë taktikisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat