Dybala: Mentaliteti i Mourinhos na tërheq “zvarrë” drejt fitoreve!

Futboll

Dybala: Mentaliteti i Mourinhos na tërheq “zvarrë” drejt fitoreve!

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:38
Dybala

Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, Paulo Dybala foli veçanërisht për trajnerin e Romës, Jose Mourinho.

Sulmuesi tha për mediet se mentaliteti i Mourinhos është ai që i bën të fitojnë.

“Të gjithë e dimë historinë e tij, në çdo ekip ku ai ishte ai fitoi.

Mentaliteti i tij na tërheq zvarrë, ai e di se si janë ndeshjet.

Në momentin që ai duhej të ndryshonte ekipin, ne luajtëm më mirë dhe fituam me meritë.

Shpresoj që skuadra të vazhdojë kështu dhe ne do të bëjmë më të mirën për të luajtur në finale.”-u shpreh Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat