I refuzohet ankesa

Futboll

I refuzohet ankesa

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:22
Fabio Paratici

Pezullimi i Paraticit bëhet ndërkombëtar!

!Kolegji i Garancisë në CONI ka refuzuar ankesën e Fabio Paraticit, i cili për pasojë largohet nga Tottenham.

Vendimi i Kolegjit të Garancisë në CONI, i cili hodhi poshtë ankesën në lidhje me ndalimin e Fabio Paraticit, detyroi ish-menaxherin e Juventusit dhe Tottenhamit të vepronte në përputhje me rrethanat.

Sanksioni i vendosur ndaj Paraticit për kohën kur ishte te Juventus , e detyron klubin e “Spurs” që të mos kenë marrëdhënie pune me të dhe këtë gjë Tottenham e shpjegon edhe në një njoftim për mediet.

“Apeli i Fabio Paraticit kundër ndalimit të FIGC-së (Federata Italiane e Futbollit) për disa aktivitete të lidhura me futbollin nuk ka qenë i suksesshëm. FIFA ka vendosur të zgjasë ndalimin ndërkombëtarisht dhe ndërsa vazhdon të ketë një mosmarrëveshje për zgjatjen e sanksionit, kjo e pengon Fabion të përmbushë detyrat e tij si CEO ynë. Prandaj Fabio ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij.”-bën me dije Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat