Krasniqi: Prishtina shpreson që këtë vit të fitojë Kupën e Kosovës 

Futboll

Krasniqi: Prishtina shpreson që këtë vit të fitojë Kupën e Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 prill 2023 Në ora: 17:53
Endrit Krasniqi

Prishtina kërkon Kupën e Kosovës.

Skuadra me renome Prishtina është në finale të Kupës së Kosovës dhe do të ndeshet me Gjilanin.

Bardhekaltrit për herë të 11 janë në finale, 7 herë deri me tash e kanë fituar këtë trofe të çmueshëm.

Kryeqytetasit besojnë e shpresojnë se do të fitojnë këtë trofe, që të përmbyllin në mënyrën më të mirë edicionin 2022-2023.

Futbollisti më i mirë i Prishtinës, Endrit Krasniqi, tha se e merituan finalen e madhe. 

Prishtina është në finalen e madhe, sa ishte e vështirë kjo rrugë dhe a e sheh si favorite ndaj Gjilanit?

“Po mendoj që arritëm në një finale të cilën e meritonim.

Sa i përket ndeshje finale, asnjëherë nuk i dihet sepse është vetëm një ndeshje.

Por, Prishtina shpreson që këtë vit të fitojë Kupën e Kosovës dhe të kualifikohemi në garat evropiane”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat