Nedim Bajrami: Luajti mirë ndaj Juventusit, por mund të bënte më shumë

Futboll

Nedim Bajrami: Luajti mirë ndaj Juventusit, por mund të bënte më shumë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 17:09
Nedim Bajrami

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami i cili luan për ekipin italian në Seria A, ka qenë një ndër më të spikaturit në fushë kundër Juventusit. 

Në prag të ndeshjes me Salernitatën, trajneri i skuadrës Alesio Dionisi ka folur për futbollistin shqiptar.

 “Nuk është roli më i mirë ku Bajrami mund të shprehë cilësitë e tij, unë jam personi që e njoh më së miri.

Është i ri, ka ambicie, po jep kontributin e tij si të tjerët.

Sigurisht që është në një fazë ku nëse presim që ai të zëvendësojë Berardin me cilësitë e Domenikos, kjo do të dështojë.

Me Juven ai bëri mirë, por mund të bënte më mirë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat