Newcastle mendon për sezonin e ardhshëm

Futboll

Newcastle mendon për sezonin e ardhshëm

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:00
Logo e Newcastles

Newcastle është duke bërë një rrugëtim fantastik këtë sezon në Premier League, ku madje është shumë pranë kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshë.

Që të konkurrosh me më të mirët në Europë, do të duhet edhe të kesh një skuadër konkurruese.

Kështu, sheikët e klubit anglez, sipas raportimeve nga “90min”, Newcastle ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Ousmane Dembele.

Sulmuesi anësor i Barcelonës mund të jetë i disponueshëm në merkaton e verës në fund të sezonit dhe “Magpies” shpresojnë të firmosin me francezin.

Kontrata e 25-vjeçarit me katalanasit skadon në vitin 2024 dhe ata mund të detyrohen të fitojnë para nga ai këtë merkato të verës, pasi nëse ndodh ndryshe, ata do ta humbnin me parametra zero nëse nuk rinovohet një kontratë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat