Spalletti nuk përtyp eliminimin

Futboll

Spalletti nuk përtyp eliminimin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:07
Spalletti

Luciano Spalletti nuk e përtyp lehët eliminimin nga Champions League.

Trajneri i Napolit ka reaguar sërish ashpër në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka akuzuar arbitrin se u ka mohuar të tijve një penallti në pjesën e parë, kur rezultati ishte 0-0.

Tekniku napolitan tha se në harkun e 180 minutave skuadra e tij është penalizuar jo pak nga arbitrimi, teksa e ka cilësuar edhe shkakun kryesor të eliminimit nga Champions League.

“Në ndeshjen e parë na ndëshkuan padrejtësisht dy titullarë të rëndësishëm, që nuk i patëm në sfidën e kthimit. Edhe këtu, arbitronte njëri, që FIFA thotë se është më i miri në botë.

Nuk e kuptoj se si nuk na u dha ajo penallti në minutën e 37’. Ishte penallti e pastër, por edhe pasi e panë në VAR, urdhëruan vijimin e lojës.

Ndoshta këtë herë në vendimin e arbitrit peshoi historia, pasi nuk gjej arsye tjetër për të mos dhënë atë penallti”, deklaroi trajneri i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat