Djali i Marcelos refuzon Brazilin për një tjetër kombëtare

Futboll

Djali i Marcelos refuzon Brazilin për një tjetër kombëtare

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:02
Djali i Marcelos

Djali i legjendës së Real Madridit, Marcelo është ftuar për herë të parë në grumbullim me grupomshat U15 të Kombëtares së Spanjës.

Enzo Alves, 13 vjeçar, e bëri publik lajmin në fjalë, pasi postoi një foto të tij në fanellën e Spanjës në “Instagramin” e tij.

Pavarësisht faktit që babai i tij ka bërë 58 paraqitje për Kombëtaren e Brazilit, Enzo ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën.

Enzo Alves mund të luaj edhe për Brazilin për shkak të rrënjëve familjare, dhe ende mund të vendos të luaj për ta në të ardhmen nëse dëshiron ai, por për tani ai ka vendosur që të refuzojë Kombëtaren e Brazilit në favor të shtetit se ku ai ka lindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat