Dries Mertens me notë 8.4! Si është vlerësuar Milot Rashica? 

Futboll

Dries Mertens me notë 8.4! Si është vlerësuar Milot Rashica? 

Nga: K. Goca Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:18
Milot Rashica feston me shokë

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Galatasarayn janë shumë afër titullit të kampionit në Turqi. 

Galatasaray ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 4:1 ndaj Alanyaspor.

Rashica ka shënuar në minutën e 63-të për 1:4 dhe u zëvendësua në atë të 74-tën.

Dries Mertens i Galatasarayt është lojtar i ndeshjes, me notën 8.4 gjithnjë sipas faqes së specializuar për statistika “Sofascore”.

Rashica u vlerësua me notën 7.2.

Galatasaray kryeson me 69 pikë por ka një ndeshje dhe 9 pikë më shumë se Fenerbahce në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat