Kompany beson ende te Hazardi

Futboll

Kompany beson ende te Hazardi

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:14
Kompany

Vetëm pak vite më parë Eden Hazard konsiderohej si një ndër lojtarët më të mirë në planet teksa me performancat e tij te Chelsea arriti te fitonte titullin e Premier League,

Kupat e Anglisë, si dhe trofeun e Europa League në vitin 2019. Mirëpo, transferimi i tij te “galaktikët” e Real Madrid” nuk shkoi siç duhej, me dëmtimët që nuk e lanë “të qetë” karrierën e belgut.

Për karrierën e tij në një intervistë për mediat belge ka folur dhe tekniku i Burnley, Vincent Kompany, me ish-mbrojtësin e Manchester City që ka luajtur me Hazard në Kombëtaren e “djajve”.

Kompany theksoi se fundi i karrierës së tij është larg, teksa shpreson se Hazard mund të shënojë në finalen e Champions League, nëse “galaktikët” arrijnë deri në atë fazë.

“Është herët për të folur për fundin e karrierës së tij.

Gjëja më e rëndësishme është ajo që ndodhi. Më negativ është fakti se ai u lëndua dhe kjo ndryshoi gjithçka.

Duke pasur lëndime, duhet gjithashtu të respektosh që nuk i kontrollon ato.

Ai është përballur me lëndimet dhe pasojat. Dhe është gjithmonë e vështirë të kthehesh, por gjithashtu ka gjithmonë.

Ai mund të shënojë në finalen e Ligës së Kampionëve, ai mund të fitojë një titull.

Ka ende magji në këtë lojtar, në personin e tij. Dhe ne duhet të shpresojmë për më të mirën për të, në mënyrë që ai të përfundojë ashtu siç e meriton”,- është shprehur Kompany për “fantazistin” belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat