Mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Futboll

Mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:19
Lisandro Martinez

Barazimi që Manchester Utd mori ndaj Sevillës vetëm pak ditë më parë në Ligën e Europës, i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit Lisandro Martinez.

25-vjeçari argjentinas u largua nga fusha i dëmtuar dhe si duket, dëmtimi ka rezultuar të jetë më i rëndë seç mendohej.

Mbrojtësi që u shpall kampion bote me Argjentinën, i është nënshtruar sot një operacioni duke qenë se ka pësuar një thyerje në pjesën e metatarsit.

Vetë klubi i Manchester Utd ka bërë me dijë se futbollisti e ka kaluar operacionin me sukses.

Megjithatë, sezoni konsiderohet i mbyllur për futbollistin duke qenë se nuk ka kohë të mjaftueshme për tu rikuperuar dhe për të ardhur në ndihmë të ekipit.

Manchester Utd po lufton për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm e gjithashtu, do të tentojë trofeun e Ligës së Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat