Spalletti: Duhet të japim gjithçka për Napolin

Futboll

Spalletti: Duhet të japim gjithçka për Napolin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:09
Spalletti

Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, foli për mediet italiane në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër Milanit.

Tekniku u shpreh se të gjithë te Napoli kanë vite që e presin këtë moment.

“Do të jetë sigurisht një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për qytetin, sepse kemi pritur për shumë vite që të luajmë ndeshje të tilla.

Ky është një çmim për të gjithë, për dashurinë e qytetit dhe për atë që është angazhimi i lojtarëve.

Të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe të japim gjithçka për Napolin.”-tha Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat