Lampard ëndërron përmbysjen e pabesueshme

Futboll

Lampard ëndërron përmbysjen e pabesueshme

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:20
Lampard

Chelsea në kërkim të misionit të pamundur në Londër.

Pas humbjes 2:0 në Madrid, skuadra e Lampard do të përpiqet të përmbysë disavantazhin në “Stamford Bridge”.

Kundër kampionëve në fuqi të Europës, në mes të një sezoni padyshim zhgënjyes, me Tuchelin fillimisht dhe Potterin më pas të shkarkuar, blutë e Londrës do të tentojnë surprizën e madhe.

Chelsea ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në kompeticionet evropiane kundër Real Madridit (dhe një fitore), të dyja në çerekfinale të Ligës së Kampionëve gjatë dy sezoneve të fundit. 

Megjithatë, më parë, Chelsea nuk ishte mposhtur kurrë nga Real Madridi në pesë ndeshjet direkte (3 fitore, 2 barazime).

Te Chelsea, Joao Felix pritet të luajë si “9 fals”, i mbështetur nga Sterling dhe Havertz. Enzo Fernandez dhe Kantè në mesfushë, së bashku me Kovacic. Përpara portierit Kepa pritet të rreshtohen James, Fofana, Thiago Silva dhe Cucurella.

Real Madridi udhëhiqet nag qendërsulmuesi Benzema, ndërsa Vinicius dhe Rodrygo pozicionohen nga krahët. Modric, Kroos dhe Valverde në mesfushë. Si mbrojtës krahu do të pozicionohen Camavinga dhe Carvajal, ndërsa para portierit Courtois, si qendërmbrojtës do të luajnë Militao dhe Alaba.

Ja formacionet e mundshme:
CHELSEA (4-3-3): Kepa; James, Fofana, Thiago Silva, Cucurella; Kanté, Fernandez, Kovacic; Sterling, Joao Felix, Havertz.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Valverde, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat