Dy lojtarë të United e bënë Ronaldon të qajë duke e ngacmuar

Futboll

Dy lojtarë të United e bënë Ronaldon të qajë duke e ngacmuar

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:34
Rio Ferdinand, Ronaldo dhe Quinton Fortune

Rio Ferdinand e ka zbuluar se ai dhe yje të tjerë të Manchester United e kishin ngacmuar tej mase Cristiano Ronaldon gjatë aventurës së parë të portugezit si tinejxher në “Old Trafford”.

Sir Alex Ferguson e bindi Ronaldon që të kalojë nga Portugalia në Manchester në moshën 18 vjeçare, pas një paraqitje tejet të mirë asokohe në një miqësore mes United dhe Sporting Lisbonës.

Lëvizjet e tij fantastike e shpërblyen superyllin portugez me përfshirje të menjëhershme në skuadrën e parë të United, por që Ronaldos i mungonte fiziku, dhe Ferdinand e ka pranuar se ishte puna e tij dhe e legjendave të United që ta përgatisnin atë për futbollin anglez.

Ferdinand shpjegoi rolin që kishte ai dhe Quinton Fortune në zhvillimin e Ronaldos së ri, duke thënë: “Unë dhe një djalë i quajtur Quinton Fortune, ne e ngacmonim shumë atë. Ronaldo ishte shumë më i ri se ne asokohe, dhe ne vazhdimisht e ngacmonim, por ne vetëm donim ta ndihmonim atë, ta përgatisim atë”.

Ronaldo më pas fitoi tre tituj radhazi të Premier Ligës përkrah Ferdinand mes viteve 2007 dhe 2009, para se ai të largohej drejt Real Madridit.

Ylli portugez shkatërronte mbrojtësit e kampionatit anglez dhe në gjithë Evropën me shpejtësinë dhe aftësitë e tij, por nuk mund ta mposhte Ferdinand në tavolinën e ping pongut.

Ferdinand shpjegoi se si e mposhtte gjithmonë pesë herë fituesin e Topit të Artë, dhe se inati i Ronaldos ishte i madh saqë ylli portugez gati sa nuk qante.

“Ne luanim çdo ditë para stërvitjes, si pjesë e përgatitjes. E shkatërroja atë. Nëse do të ishte shfaqur në televizion, do të thyente rekorde. Ai gati sa nuk qante, ishte tejet garues”, tha Ferdinand.

Ronaldo u kthye te United për një periudhë të dytë në karrierë në moshën 37-vjeçare, por pa kontratën e tij dyvjeçare të ndërprerë pas vetëm një sezoni pas një interviste bombastike që e pa atë të kritikonte klubin dhe trajnerin aktual Erik ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat