Skuadra shqiptare trondit liderin e Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare trondit liderin e Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2023 Në ora: 21:15
Pamje nga ndeshja

Deçiqi nga Tuzi ka treguar lojë të madhe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:3 Buduçnostit të Podgoricës, në ndeshjen e javës së 30-të të Kampionatit të Malit të Zi.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e OFK Titogradit. 

Deçiq shënoi fitoren e dytë rresht, pasi javën e kaluar e mundi Iskrën.

Për Deçiqin shënuan Drashko Bozhoviq 7’, Boris Cmiljaniq 55’, Milan Vushuroviq 76’, Oliver Sharkiq 80’ dhe për

Buduçnostin realizuan Marko Simiq 36’, Balsha Sekuliq 62’ e Filip Knezheviq 72’.

Skuadra shqiptare trondit liderin e kampionatit malazez.

Pas javës s 30-të, Buduçnosti kryeson me 56 pikë, ka dy më shumë se Sutjeska, pasojnë Arsenali me 43, Deçiqi 42, Jedinstvo 40, Petrovac 39 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat