Griezmann i dhuron Atletico Madrid fitoren ndaj Almerias

Futboll

Griezmann i dhuron Atletico Madrid fitoren ndaj Almerias

Më: 16 prill 2023 Në ora: 21:04
Atletico

Atletico Madrid fitoi minimalisht 2:1 ndaj Almerias, në një takim që e dominoi të gjithën.

Griezmann zhbllokoi sfidën në minutën e 5’ pas asistit të Correa, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Megjithatë pas autogolit të Gimenez, Almeria mori barazimin në minutën e 37’.

Griezmann nuk u mjaftua me aq, në minutën e 44’ francezi realizoi golin e dytë personal dhe për Atleticon, duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin në portat respektive, por nuk ia dolën.

Pas javës së 29-të të La Liga, Atletico Madrid qëndron në vend të tretë me 60 pikë, teksa Almeria renditet në vend të 17-të me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat