Guindo: Për të shënuar jam këtu, kishim dhe pak fat

Futboll

Guindo: Për të shënuar jam këtu, kishim dhe pak fat

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:47
Guindo

Saliu Guindo ishte heroi i Laçit në sfidën kundër Partizanit me dy golat e tij, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme kurbinasve.

Pas sfidës, sulmuesi u shpreh mjaft i lumtur dhe se detyra e tij është të shënojë.

“E dimë që kundër Partizanit është shumë e vështirë.

Por patëm dhe pak fat dhe ishim të zotët për të shënuar golat.

Jam shumë i lumtur.

Për këtë jam këtu. Që ta ndihmoj skuadrën me aq sa mundem.

Pa shokët e skuadrës nuk do të isha duke shënuar”, u shpreh Guindo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat