Lampard: Brighton na mundi në “bazat” e futbollit

Futboll

Lampard: Brighton na mundi në “bazat” e futbollit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:55
Frank Lampard

I pozicionuar si teknik i përkohshëm në krye të pankinës së “bluve”, tekniku Frank Lampard ende nuk ka gjetur fitoren e parë në rikthimin e tij te Chelsea aty ku shkroi historinë e tij.

Pas ndeshjes së djeshme, tekniku anglez e konsideron më të merituar humbjen nga Brighton, sesa nga Real Madrid në “Bernabeu” mbrëmjen e së mërkurës, ku u mundën me rezultatin 0:2.

“Humbja është mëse e merituar. 

Mendoj se tani më shumë se sa për humbje, duhet të flasim për rezultatet.

Fitoret vijnë vetëm me cilësinë e lojës. Nga pikëpamja e lojës, kjo humbje ishte më zhgënjyesja.

U mundëm në bazat e futbollit.

Brighton është një ekip i mirë, kështu që ne duhet t’i japim meritat.

Ata mund të luajnë kështu kundër pothuajse çdo kundërshtari në Premier League”,- u shpreh Lampart në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat