Sacchi: Ja çfarë mund të ndodhë kundër Benfica-s

Futboll

Sacchi: Ja çfarë mund të ndodhë kundër Benfica-s

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:31
Sacchi

Për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, Inter mund të konsiderohet më e qetë se Milan-i dhe Napoli - në prag të ndeshjës së të mërkurës kundër Benfica-s:

“Të qetë, po. Por nuk duhet të përgjumen, sepse Benfica, edhe pse ka humbur edhe në kampionat, është një skuadër shumë e rrezikshme”.

Ky ka qenë paralajmërimi i Arrgio Sacchi-t në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Në Portugali, Inter-i ka treguar se është një grup shumë cilësor: mesfusha dhe mbrojtja kanë punuar shumë mirë. Tani duhet ta përsërisin atë paraqitje.

Duhet një paraqitje europiane: ritme të larta, ide të qarta dhe, nëse është e mundur, më shumë presing.

Në lidhje me humbjen e pësuar ndaj Monza-s: “Është ndeshja e njëmbëdhjetë që Inter-i humb në kampionat. Fakti është se bëhet fjalë për një skuadër taktike, që nuk bën presiong. Nuk ka unitet. Ajo që është parë në Europë, nuk është parë në kampionat.

“Çfarë do të ndodhë kundër Benfica-s?

Është e drejtë të ketë ndodnjë dyshim, edhe pse avantazhi që ka siguruar në ndeshjen e parë është shumë i rëndësishëm.

“Megjithatë, nuk duhet harruar se skuadrat e mëdha sulmojnë dhe e detyrojnë kundërshtarin të mbyllet.

Inter-i nuk është akoma në këtë nivel. Nuk ka vazhdimësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat