Senzacion, Monza mposht Interin në "Giuseppe Meazza"! Asllani 71 minuta

Futboll

Senzacion, Monza mposht Interin në "Giuseppe Meazza"! Asllani 71 minuta

Nga: K. G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Monza është përkujdesur për senzacion në Serie A.

Interi ka pësuar humbje në "Giuseppe Meazza" në Milano, me rezultat 1:0 nga Monza.

Zikaltrit me këtë humbje rrezikojnë seriozisht që të mbeten jashtë garave të Champions edhe pse ka ende ndeshje deri në fund të kampionatit.

Futbollisti Luca Caldirola është kreator i fitores, me golin që ka realizuar në minutën e 78-të.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, u paraqit titullar për Interin dhe u zëvendësua në minutën e 71-të.

Interi është në vend të pestë me 51 pikë dhe Monza renditet në të 12-tin me 38.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat