Goli i 13 i Shpendit nuk bën punë

Futboll

Goli i 13 i Shpendit nuk bën punë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 21:25
Shpendi

Stiven Shpendi ka vazhduar sezonin e tij të parë mbresëlënës në Serinë C me ekipin e Çezenës duke shënuar sot golin e 13 të sezonit.

Sulmuesi i ri i talentuar shqiptar, ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen që ekipi i tij fitoi me shifrat 2-0 ndaj Vis Pezaro, për të vazhduar ëndrrën e ngjitjes në Serinë B.

Ai shënoi në minutën e 91-të të ndeshjes së sotme për të vulosur këtë fitore dhe për të vazhduar pozicionimin mes golashënuesve më të mirë të Grupit B të Serisë C, i 5-ti në listë, me po aq rrjeta të tundura sa Silvio Merkaj.

Por për të dy sulmuesit shqiptarë, sezoni do të vazhdojë në play-off, pasi nga grup ngjitjen direkte në Serinë B e ka siguruar ekipi i Rexhianës.

Kjo e fundit mundi sot 2-1 Olbian dhe një javë para mbylljes së sezonit të rregullt siguroi matematikisht ngjitjen më lart.

Një arritje për të pas shumë vitesh, ashtu si edhe për mesfushorin Elvis Kabashi, i cili ka qenë pjesë fikse e këtij rrugëtimi e pritet që të ketë shanset e tij edhe në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat