Krasniqi: Nuk i shfrytëzuam rastet për të shënuar

Futboll

Krasniqi: Nuk i shfrytëzuam rastet për të shënuar

Më: 15 prill 2023 Në ora: 21:03
Krasniqi

Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi ka folur pas barazimit me Kastriotit.

Ai u shpreh se barazimi ishte më i drejtë dhe se nuk arritën të shënojnë edhe pse patën disa raste.“Më ka munguar fusha pasi jam lënduar dhe sot duhet të isha me patjetër për ti dhënë kurajo ekipit.

Ishte një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë nuk ishim mirë dhe në pjesën e dytë morëm kontrollin e lojës.

Patëm raste për të shënuar gol, por nuk arritëm të finalizojmë.

Besoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Dëmtimet kanë bërë të vetën në fazat e para, ne si ekip jemi shumë të bashkuar dhe do vazhdojmë të punojm për të qenë deri në fund tek 10 skuadrat më të mira. Lodhja dhe mungesat ndikojnë në rezultatet tona.

E rëndësishme është që këtë sezon ta mbyllim me sukses dhe më pas të mendojmë për sezonin tjetër.

Trajneri ishte shumë i qetë në dhomat e zhveshjeve, tani do të jemi të gjithë për darkë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat