Manchester City triumfon dhe vazhdon rrugën për titull 

Futboll

Manchester City triumfon dhe vazhdon rrugën për titull 

Nga: K. G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:18
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së 31-të të Premier League.

Futbollistët e Cityt treguan lojë më të mirë dhe arritën pikë të plota, në luftë për titullin e kampionit.

Erling Haaland sërish ka qenë protagonist, duke shënuar dy gola ppër fitoren e skuadrës së tij.

Për Cityn shënuan Stones (5'), Haaland (13' e 25') dhe për Leicester Cityn realizoi Iheanacho (75').

Manchester City renditet në vend të dytë me 70 pikë dhe Leicester City është i 19-ti me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat