Lampard: Humbje totalisht e merituar, Brighton na “shkeli”

Futboll

Lampard: Humbje totalisht e merituar, Brighton na “shkeli”

Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:40
Lampard

Vetëm humbje në aventurën e dytë të Frank Lampard në stolin e Chelsea. “Blutë e Londrës” u mposhtën 1:2 nga Brighton, edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh.

Skuadra e De Zerbit bëri ligjin në “Stamford Bridge”, dominoi kundërshtarët dhe arriti fitoren e parë historike në Premier League në këtë stadium.

Frank Lampard e cilësoi si totalisht të merituar këtë disfatë. “Ishte humbja më e merituar që kemi marrë deri më tani.

Për momentin, ne duhet të ulemi e të bisedojmë në lidhje me performancat tona më shumë sesa për humbjet.

Ne dështuam të gjithë. Brighton ka një skuadër shumë të mirë. Ata fituan edhe duelet ndaj nesh.

Sigurisht që nuk mund të fitojmë nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë”, u shpreh Lampard.

Chelsea ndodhet në krizë totale.

Skuadra londineze regjistroi humbjen e 12-të sezonale në kampionatin anglez, aty ku renditet në vendin e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat