Egnatia i rinovon kontratën edhe mbrojtësit

Futboll

Egnatia i rinovon kontratën edhe mbrojtësit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:46
Egnatia

Pas rinovimit me trajnerin Edlir Tetova, Egnatia ka filluar të mendojë dhe për lojtarët.

Klubi menjëherë ka zgjedhur që t’i rinovojë kontratën mbrojtësit Hysen Memolla dhe për dy vite të tjera.

Siç bën me dije Egnatia në rrjetet e saj sociale, 30-vjeçari ka rënë dakord për të qenë pjesë e rrogozhinasve të paktën deri në vitin 2025.

Që pas transferimit të tij në janar, Memolla ka bërë mjaft mirë me rrogozhinasit dhe për këtë arsye duket se klubi ka zgjedhur që t’i rinovojë kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat