Spalletti thumbon Piolin

Futboll

Spalletti thumbon Piolin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:13
Spalletti

Luçiano Spaleti, pas humbje në Champions me Milanin, flet në prag të ndeshjes në shtëpi ndaj Veronës, e programuar për sot në orën 18:00 dhe shpreson në ndihmën e tifozëve duke bërë thirrje për bashkim.

Gjithashtu ai nuk iu shmang pyetjes për Osimhenin: “Kushtet e tij janë të mira – kemi pasur një takim me mjekët dhe kemi vendosur ta thërrasim për ndeshjen e radhës kundër Veronës. Më pas është e qartë se qëllimi është të bëhemi më mirë në ndeshjen e kthimit me Milanin”.

Spalletti pranon se po synon të bëjë rrotacion, por jo si te Milani ku paralajmërohet një 11-she, ku 10 lojtarët lëvizës që luajtën të mërkurën nuk do të jenë në fushë. Lidhur me zgjedhjet e tij, 54-vjeçari u shpreh:

“Di Lorenco dhe Lobotka po bëjnë mirë, duke vlerësuar shpenzimin e tyre fizik.

Nëse duhet të mendojmë për t’i dhënë frymëmarrje ndokujt mendoj se e meriton më tepër Lobotka, por do të shohim, sepse Di Lorenzo meriton të pushojë pak. Meqë është i skualifikuar, them se Kim do të luajë përsëri titullar. Me Milanin do të jemi pa të dhe Anguisanë, dy mungesa të rëndësishme.

Por unë e njoh mirë ekipin tim dhe jam i sigurt që do të ofrojnë një paraqitje të nivelit.

Ndoshta Kvaraskhelia kundër Veronës do ta nisë nga pankina për të luajtur për disa minuta në ndeshje e sipër. Edhe për të do të bëjmë vlerësime”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat