Icardi me notë fantastike por cila është për Milot Rashicën?

Futboll

Icardi me notë fantastike por cila është për Milot Rashicën?

Nga: K. Goca Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:02
Galatasaray feston

Galatasaray nuk ka treguar mëshirë për Kayserispor-in, duke e deklasuar me rezultat 6:0 në kuadër të javës së 29-të Kampionatit të Turqisë.

Gjiganti turk kryeson tabelën me 66 pikë.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 66-të.

Ai ka shënuar gol në minutën e 22-të, ndërsa u vlerësuar me notë 7.6 nga faqja për statistika “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është Mauro Icardi që ka shënuar het-trik dhe u vlerësua me notë gati maksimale, 9.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat