Portugezi refuzon të komentojë

Futboll

Portugezi refuzon të komentojë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:33
Conceicao

Interi është me një këmbë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, megjithatë e ardhmja e Simone Inzaghit të pankinë është në dyshim.

Mediat raportojnë se dyshja Marotta-Ausilio vijojnë punën për të gjetur pasuesin e trajnerit nga Piacenza, teksa një nga emrat më të përfolur është padyshim edhe portugezi Sergio Conceicao.

Aktualisht në pankinën e Portos, Conceicao ka një të shkuar si futbollist te Interi dhe e njeh mirë ambientin, teksa në konferencën për shtyp para sfidës me Santa Clarën, zgjodhi të mos komentojë, por as të mohojë zërat që e lidhin me pankinën zikaltër.

“Nuk kam asgjë për të thënë për zërat që më çojnë te Interi sezonin e ardhshëm.

Për fat të keq lajmet as nuk i nxjerr unë dhe as nuk i kontrolloj unë.

Për momentin di të them që jemi të përqendruar te ndeshja e radhës në kampionat, pasi jemi në fazën finale të sezonit”, deklaroi Conceicao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat