Capello: Interi në Seria A duhet të luajë si në Champions

Futboll

Capello: Interi në Seria A duhet të luajë si në Champions

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:26
Capello

Interi mori një fitore të pastër 2:0 ndaj Benficës në cerefinalen e parë të Champions League.

Golat u shënuan nga Lukaku dhe Barella.

Ish-trajneri italian, Fabio Capello, ka komentuar paraqitjen e Interit në Champions League në një intervistë për “Corriere della Sera”.

“Interi luajti me personalitet, guxim, inteligjencë, pa e lënë veten të shtypet.

Kështu siç u paraqitën zikaltrit, kështu duhet të luhet në Europë. Interi nuk duhet të shpërqendrohen në Milano, tani ata kanë një avantazh të mirë për të mbrojtur.

Kushdo që bëri diferencën për skuadrën në Champions duhet të jetë në gjendje ta bëjë dhe në Serie A”, tha Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat