Ancelotti s’ka dyshime

Futboll

Ancelotti s’ka dyshime

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:54
Ancelotti

Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Realit të Madridit edhe sezonin e ardhshëm çfarëdo që të ndodhë në ndeshjet e fundit të sezonit.

Ai dëshiron të vazhdojë dhe beson se kjo është edhe dëshira e Florentino Pérezit.

“Mendoj se Florentino dëshiron që të vazhdoj, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i dashur dhe vazhdon të jetë i tillë. Klubi është i qetë dhe jam i sigurt që do të jem këtu sezonin e ardhshëm, do ta respektojmë kontratën”.

Është e vërtetë që marrëdhënia personale mes presidentit të Realit të Madridit dhe trajnerit po kalon një moment të shkëlqyer, me një dialog të rrjedhshëm dhe të rregullt.

Por edhe Carlo Ancelotti e di se dyshimet që kanë lindur këtë sezon për vazhdimësinë e tij janë zbehur pas fitores 0-4 në “Camp Nou”.

“Ndihem krenar për gjithçka. Deri më tani ka qenë një rikthim i suksesshëm dhe shpresoj se mund të vazhdojë kështu, por ajo që më bën më të lumtur është të kthehem në Valdebebas çdo ditë për të punuar”.

Dhe Ancelotti këmbënguli në dashurinë që ndjen nga të gjithë në klub.

“Klubi më tregon shumë dashuri çdo ditë. Ndihem shumë rehat”.

Sa i përket vlerësimit që i duhet bërë sezonit, italiani tha:

“Duhet të presim për këtë.

Vlerësimi përfundimtar është në fund të sezonit. Mund të jetë një sezon i suksesshëm, nëse gjithçka shkon mirë, ose një sezon me dyshime…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat