Mourinho zbulon pse e largoi Pellegrinin nga loja

Futboll

Mourinho zbulon pse e largoi Pellegrinin nga loja

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:52
Mourinho

Feyenoordi e mposhti Romën sot 1:0 në “De Kuip” të Roterdamit, në ndeshjen e parë mes dy skuadrave të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mats Wieffer, i cili i siguroi fitoren Feyenoordit në minutën e 53’.

Por, Roma e kishte mundësinë e artë që të kalonte në epërsi qysh në pjesën e parë, por që Lorenzo Pellegrini dështoi të shënonte nga penalltia.

Pellegrini më pas u zëvendësua me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, ku vendin e tij e zuri Gini Wijnaldum.

Mourinho tani ka zbuluar pse e largoi Pellegrinin nga loja qysh me të filluar pjesa e dytë.

“Zëvendësimi i Pellegrinit ishte një vendim taktik, penalltia nuk kishte të bëjë asgjë me të. Kur një lojtar humbet penalltinë, është sikurse e kemi humbur të gjithë”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat