Pendohen te PSG

Futboll

Pendohen te PSG

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:52
Pamje nga një ndeshje

Moussa Diaby është i përzgjedhuri i drejtuesve të PSG-së për të forcuar linjën e djathtë të sulmit. 23-vjeçari i kombëtares franceze, është një produkt i kampionëve të Francës.

Diaby u rrit te PSG, por në verën e vitit 2019 u transferua te Bayer Leverkusen në Bundesliga për 15 milionë euro. Lojtari me origjinë nga Mali, ka shënuar 48 gola gjatë aventurës gjermane.

Drejtuesit e PSG-së kanë nisur bisedimet me agjentin e tij.

Sapo të arrihet marrëveshja me përfaqësuesin ligjor të sulmuesit të djathtë, do të paraqitet një ofertë zyrtare edhe për Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat