Milot Rashica nuk e ndryshon mjedisin edhe një sezon

Futboll

Milot Rashica nuk e ndryshon mjedisin edhe një sezon

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:05
Milot Rashica

Milot Rashica pritet të jetë pjesë e Gallatasarajt së paku edhe një vit.

Futbollisti e ka gjetur formën ideale në Turqi, ndërsa është i huazuar për një sezon nga Noruiç Siti. E palët janë duke negociuar në mënyrë që përfaqësuesi kosovar të mbetet në Superligën turke.

Sipas mediumit turk “Fanatik”, klubet tashmë janë marrë vesh që 26 vjeçari të mos kthehet në “Carroë Road” në verën që vjen.

Me këtë rast, bisedat do të thellohen në javët në vazhdim, ku do të vendoset përfundimisht nëse Noruiçi do ta shesë përfundimisht futbollistin ofenziv, apo do t’ia japë Gallatasarajt hua edhe për një vit.

Turqit sigurisht që janë të interesuar ta blejnë përfundimisht kartonin e yllit, për të cilin i ofrojnë 5 milionë euro.

Por, klubi nga Championshipi anglez i kërkon së paku 10 milionë për lojtarin ofanziv.

Prandaj, duke e pasur parasysh që oferta dhe kërkesa janë larg njëra-tjetrës, nuk përjashtohet mundësia që Rashica ta kalojë edhe një vit në formë huazimi në Stamboll.

Vushtrriasi ka kontratë me Noruiçi deri në vitin 2025, ndërsa luajti një vit në këtë ekip, prej nga u largua pas rënies nga Premierliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat