Merr fund aventura e James Rodriguez në Greqi

Futboll

Merr fund aventura e James Rodriguez në Greqi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 14:25
James Rodriguez

Një vendim i papritur për James Rodriguez në Greqi.

Olympiacos ka vendosur t’i japë fund kontratës së lojtarit kolumbian me efekt të menjëhershëm dhe kështu ai del menjëherë në merkato me parametra zero.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Bayern Munich ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 25 paraqitje sezonale.

“Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë për kohën që kemi kaluar së bashku.

Edhe pse ne shkojmë në rrugët tona të ndara, ndiej se do të jem gjithmonë anëtar dhe i mirëpritur në familjen e Olympiacos dhe në portin e madh të Pireut.

I uroj Olimpiacos të gjithë të mirat dhe suksese për të ardhmen”, ka shkruar James në rrjetin e tij social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat