Lampard: Në ‘Stamford Bridge’ mund të ndodhë diçka speciale

Futboll

Lampard: Në ‘Stamford Bridge’ mund të ndodhë diçka speciale

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:44
Lampard

Pavarësisht humbjes prej 2-0 nga Real Madridi, megjithatë, trajneri i Chelseat, Frenk Lampard beson se të besuarit e tij, mund të dhurojnë diçka speciale në ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge”.

Londinezët mbrëmë u mundën nga ‘Los Blancos’ në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Lampard thotë së është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, sidomos gjatë periudhës sa ishin 11-të me 11-të.

“Jam krenar për atë që bëmë për sa kohë ishim 11 kundër 11.

I thashë djemve se në ‘Stamford Bridge’ mund të ndodhë diçka speciale.

Real Madrid ka një skuadër shumë të mirë, por ne duhet të besojmë”, ka thënë Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat