Spalletti flet për përplasjen me Maldinin

Futboll

Spalletti flet për përplasjen me Maldinin

Më: 11 prill 2023 Në ora: 23:12
Spalletti

Përballja mes Milanit dhe Napolit në Ligën e Kampioneve ka kthyer për shumëkënd në mëndje skenat e sfidës së fundit mes dy skuadrave në kampionat.

Kamerat televizive filmuan një përballje në pushimin e ndeshjes mes Paolo Maldinit dhe Luçiano Spaletit, me drejtuesin e kuqezinjve që po ndalonte teknikun e Napolit që të fliste me gjyqtarët.

Një skenë e cila iu kujtua sot Spallettit në konferencën për shtyp para përballjes me Milanin dhe ku ai bëri të qartë se respektonte maksimalisht një figurë si ajo e ish-mbrojtësit italian.

“Mendoj se nuk kam asnjë gjë për të thënë rreth Paolos për shkak të vlerësimit që kam për të, që vjen prej shumë kohësh më parë.

Me kamerat kapet çdo detaj, por këto janë gjëra shumë normale të dhomave të zhveshjeve.

Kur isha te Zeniti dhe kisha mundësinë që të zgjidhja emrat e bashkëpunëtorëve, m’u kërkua një profil ndërkombëtar që t’i jepej më shumë shikueshmëri klubit.

Unë u dhashë emrin e Paolo Maldinit dhe ishin shumë të lumtur.

Më kërkuan që ta kontaktoja, e bëra një gjë të tillë, por ai nuk pranoi.

Kjo është për të treguar vlerësimin që kam për personin, për futbollistin.

Mund të them që më vjen keq që nuk u përshëndeta me Maldinin ë fund të ndeshjes së kaluar”, tha Spalletti në fjalët e tij para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat