Chilwell rinovon kontratën me Chelsean

Futboll

Chilwell rinovon kontratën me Chelsean

Më: 11 prill 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Chelsea përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar akordin me Ben Chilwell për rinovim të kontratës edhe për dy vite të tjera.

Kontrata e re, e cila do ta mbajë 26 vjeçarin në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2027 u finalizua sot.

Pas nënshkrimit të kontratës, Chilwell tha: “Ndjehem tejet mirë te Chelsea dhe e kam shijuar me të vërtetë kohën time në fushë këtu, kështu që jam tejet i lumtur që klubi dëshiron që unë të jem pjesë e projektit afatgjatë, dhe jam tejet i lumtur që po e nënshkruaj këtë zgjatje të kontratës”.

Mbrojtësi i majtë ose mbrojtësi i krahut të majtë ishte pjesë e skuadrës së Chelseat e cila e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021, dhe që nga jo kohë është rikuperuar nga një lëndim serioz i gjurit për tu rikthyer si pjesë kyçe e klubit dhe Kombëtares së Anglisë.

Pasi nënshkroi për Chelsean në vitin 2020, kur trajner asokohe ishte Frank Lampard, Chilwell ka bërë 80 paraqitje për “Blutë” dhe ka shënuar nëntë gola, me golin e tij më të fundit që erdhi kundër ish-klubit të tij, Leicester City muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat